Tiranë · Hënë–Shtunë · 10:00–19:00

DHIMBJE KRONIKE NË SALVEO

Kur dhimbja zgjat, plani duhet të rindërtojë kapacitetin gradualisht.

Vlerësimi përfshin funksionin, ngarkesën, gjumin, besimin në lëvizje dhe faktorët që ndikojnë në aktivitetin e përditshëm.

Shiko patologjitë
Kur duhet vlerësim urgjent
Ilustrim 3D i trupit të njeriut me trurin, palcën kurrizore dhe nervat të theksuar.

PATOLOGJITË DHE PARAQITJET KLINIKE

Çfarë mund ta shpjegojë dhimbjen kronike?

Këto janë problematikat kryesore, jo një listë diagnostike për vetëvlerësim. E njëjta simptomë mund të ketë burime të ndryshme dhe gjetjet në imazheri nuk shpjegojnë gjithmonë dhimbjen.

01

Dhimbja kronike primare dhe e përhapur

Dhimbja kronike primare
ÇFARË ËSHTË

Dhimbje që vazhdon ose përsëritet për më shumë se 3 muaj, shoqërohet me kufizim funksional ose shqetësim të rëndësishëm dhe nuk shpjegohet më mirë vetëm nga një sëmundje tjetër. Është një gjendje reale dhe mund të bashkëjetojë me diagnoza të tjera.

SIMPTOMAT KLINIKE TIPIKE
  • Dhimbje e vazhdueshme ose me periudha përkeqësimi
  • Kufizim në aktivitetet e përditshme, punë ose sport
  • Gjumi, energjia, humori ose përqendrimi mund të ndikohen
Lexo më shumë: Dhimbja kronike primare
Dhimbja kronike primare muskuloskeletore
ÇFARË ËSHTË

Dhimbje afatgjatë në muskuj, kocka ose artikulacione ku ndikimi funksional nuk shpjegohet plotësisht nga ndryshimet strukturore. Vlerësimi përfshin ngarkesën, ndjeshmërinë, gjumin dhe kontekstin shëndetësor.

SIMPTOMAT KLINIKE TIPIKE
  • Dhimbje në një ose disa zona të trupit
  • Ndjeshmëri e shtuar dhe tolerancë e ulët ndaj ngarkesës
  • Luhatje të simptomave pa një dëmtim të ri të qartë
Lexo më shumë: Dhimbja kronike primare muskuloskeletore
Fibromialgjia
ÇFARË ËSHTË

Sindromë e dhimbjes së përhapur kronike e shoqëruar shpesh me lodhje, gjumë joçlodhës dhe vështirësi njohëse. Diagnoza është klinike dhe kërkon përjashtimin e shpjegimeve të tjera të rëndësishme.

SIMPTOMAT KLINIKE TIPIKE
  • Dhimbje e përhapur dhe ndjeshmëri e shtuar
  • Lodhje dhe gjumë joçlodhës
  • Ngurtësi, “mjegull mendore”, dhimbje koke ose simptoma të tjera të luhatshme
Lexo më shumë: Fibromialgjia
Profil me tipare nociplastike
ÇFARË ËSHTË

Përshkruan tipare që sugjerojnë përpunim të ndryshuar të dhimbjes kur dëmtimi i indeve ose nervit nuk e shpjegon plotësisht tablonë. Është mekanizëm klinik, jo etiketë që vendoset vetëm nga intensiteti i dhimbjes.

SIMPTOMAT KLINIKE TIPIKE
  • Dhimbje e përhapur ose që ndryshon zonë
  • Ndjeshmëri ndaj prekjes, presionit ose stimujve të shumtë
  • Simptoma që ndikohen nga gjumi, lodhja, stresi dhe ngarkesa
Lexo më shumë: Profil me tipare nociplastike
02

Shtylla kurrizore dhe nofulla

Dhimbja e vazhdueshme jospecifike e mesit
ÇFARË ËSHTË

Dhimbje lumbare që zgjat mbi 3 muaj pa një shkak të vetëm specifik që shpjegon të gjithë tablonë. Faktorët fizikë, shëndetësorë dhe psikososialë mund të ndikojnë funksionin.

SIMPTOMAT KLINIKE TIPIKE
  • Dhimbje dhe ngurtësi në fund të shpinës
  • Vështirësi me uljen, përkuljen, ngritjen ose ecjen
  • Simptoma që luhaten me aktivitetin, gjumin ose periudhat e stresit
Lexo më shumë: Dhimbja e vazhdueshme jospecifike e mesit
Dhimbja e vazhdueshme jospecifike e qafës
ÇFARË ËSHTË

Dhimbje cervikale afatgjatë pa një lezion të vetëm që shpjegon domosdoshmërisht simptomat. Qëndrimet, puna, aktiviteti dhe ndjeshmëria individuale vlerësohen së bashku.

SIMPTOMAT KLINIKE TIPIKE
  • Dhimbje ose ngurtësi e qafës dhe shpatullave
  • Kufizim ose pasiguri gjatë kthimit të kokës
  • Dhimbje koke ose lodhje gjatë punës së zgjatur
Lexo më shumë: Dhimbja e vazhdueshme jospecifike e qafës
Dhimbja radikulare e vazhdueshme
ÇFARË ËSHTË

Dhimbje neuropatike nga irritimi ose dëmtimi i një rrënje nervore, e cila mund të vazhdojë edhe pasi shkaku fillestar është trajtuar. Kërkon ekzaminim neurologjik dhe diferencim nga dhimbja e referuar.

SIMPTOMAT KLINIKE TIPIKE
  • Dhimbje djegëse, elektrike ose therëse në krah apo këmbë
  • Mpirje, shpime ose ndjeshmëri e ndryshuar
  • Dobësi, ndryshim refleksesh ose kufizim funksional
Lexo më shumë: Dhimbja radikulare e vazhdueshme
Sindroma e dhimbjes së vazhdueshme spinale pas kirurgjisë
ÇFARË ËSHTË

Dhimbje e mesit ose qafës, me ose pa simptoma në gjymtyrë, që vazhdon ose rikthehet pas kirurgjisë së shtyllës. Shkaqet mund të jenë të shumëfishta dhe kërkojnë koordinim mjekësor.

SIMPTOMAT KLINIKE TIPIKE
  • Dhimbje e vazhdueshme ose e rikthyer pas operacionit
  • Simptoma nervore në krah ose këmbë
  • Tolerancë e ulur për ecje, ulje, punë ose ngarkesë
Lexo më shumë: Sindroma e dhimbjes së vazhdueshme spinale pas kirurgjisë
Çrregullimet temporomandibulare
ÇFARË ËSHTË

Çrregullime të artikulacionit të nofullës dhe muskujve përtypës që mund të shkaktojnë dhimbje të vazhdueshme në nofull, fytyrë ose regjionin temporal.

SIMPTOMAT KLINIKE TIPIKE
  • Dhimbje në nofull, faqe, vesh ose tëmtha
  • Klikim, bllokim ose kufizim i hapjes së gojës
  • Dhimbje gjatë përtypjes dhe tension i muskujve përtypës
Lexo më shumë: Çrregullimet temporomandibulare
03

Artikulacionet, tendinat dhe muskujt

Osteoartroza simptomatike
ÇFARË ËSHTË

Sëmundje e artikulacionit me ndryshime të kërcit, kockës dhe indeve përreth. Gjetjet në radiografi dhe niveli i dhimbjes nuk përputhen gjithmonë.

SIMPTOMAT KLINIKE TIPIKE
  • Dhimbje e lidhur me ngarkesën dhe aktivitetin
  • Ngurtësi pas pushimit, zakonisht e shkurtër
  • Kufizim lëvizjeje, dobësi dhe vështirësi funksionale
Lexo më shumë: Osteoartroza simptomatike
Dhimbja e vazhdueshme e shpatullës
ÇFARË ËSHTË

Dhimbje afatgjatë që mund të lidhet me manshetën rrotulluese, artikulacionin glenohumeral, sistemin nervor ose faktorë të kombinuar. Imazheria vetëm nuk përcakton burimin e simptomave.

SIMPTOMAT KLINIKE TIPIKE
  • Dhimbje gjatë ngritjes ose përdorimit të krahut
  • Dhimbje gjatë natës ose kur shtrihet mbi shpatull
  • Dobësi dhe kufizim në punë, veshje ose sport
Lexo më shumë: Dhimbja e vazhdueshme e shpatullës
Tendinopatia e vazhdueshme
ÇFARË ËSHTË

Gjendje e lidhur me kapacitetin dhe ngarkesën e tendinit që mund të vazhdojë për muaj. Mund të prekë tendinin e Akilit, patelar, gluteal, manshetën rrotulluese ose tendina të tjera.

SIMPTOMAT KLINIKE TIPIKE
  • Dhimbje e lokalizuar gjatë ngarkesës së tendinit
  • Ngurtësi pas pushimit ose në fillim të aktivitetit
  • Ulja e forcës dhe tolerancës për aktivitet të përsëritur
Lexo më shumë: Tendinopatia e vazhdueshme
Dhimbja e vazhdueshme e ijës dhe legenit
ÇFARË ËSHTË

Dhimbje afatgjatë që mund të lidhet me artikulacionin koksofemoral, tendinat gluteale, murin abdominal, legenin ose burime të referuara. Lokalizimi nuk mjafton për diagnozë.

SIMPTOMAT KLINIKE TIPIKE
  • Dhimbje në ijë, anë të kofshës, vithe ose legen
  • Vështirësi me ecjen, shkallët, uljen ose gjumin në krah
  • Kufizim lëvizjeje dhe tolerancë e ulur ndaj ngarkesës
Lexo më shumë: Dhimbja e vazhdueshme e ijës dhe legenit
Dhimbja e vazhdueshme e gjurit
ÇFARË ËSHTË

Dhimbje që zgjat pas një dëmtimi, periudhe mbingarkese ose pa një shkak të vetëm. Menisku, artikulacioni patellofemoral, osteoartroza dhe ndjeshmëria e sistemit të dhimbjes diferencohen klinikisht.

SIMPTOMAT KLINIKE TIPIKE
  • Dhimbje gjatë ecjes, shkallëve, ulje-ngritjes ose vrapit
  • Ënjtje ose ngurtësi që mund të luhatet
  • Dobësi dhe ulje e besimit në gjurin e prekur
Lexo më shumë: Dhimbja e vazhdueshme e gjurit
Dhimbja miofasciale e vazhdueshme
ÇFARË ËSHTË

Dhimbje rajonale e lidhur me muskujt dhe indet përreth, shpesh me ndjeshmëri dhe kufizim të tolerancës. Pikat e dhimbshme nuk duhen interpretuar si prova e vetme e shkakut.

SIMPTOMAT KLINIKE TIPIKE
  • Dhimbje e lokalizuar ose e referuar nga një zonë muskulore
  • Ndjeshmëri ndaj presionit dhe ngurtësi
  • Dhimbje me përdorim të zgjatur ose ngarkesë të përsëritur
Lexo më shumë: Dhimbja miofasciale e vazhdueshme
04

Dhimbja neuropatike dhe sindromat rajonale

Dhimbja neuropatike periferike
ÇFARË ËSHTË

Dhimbje e shkaktuar nga lezioni ose sëmundja e sistemit nervor somatosensor periferik. Shkaku mund të jetë metabolik, traumatik, infektiv, toksik ose mekanik.

SIMPTOMAT KLINIKE TIPIKE
  • Djegie, shpime, ndjesi elektrike ose therëse
  • Mpirje ose ndjeshmëri e reduktuar
  • Dhimbje nga prekje e lehtë dhe ndonjëherë dobësi
Lexo më shumë: Dhimbja neuropatike periferike
Neuropatia nga kompresioni nervor
ÇFARË ËSHTË

Kompresion ose irritim i vazhdueshëm i një nervi periferik, si tuneli karpal, tuneli kubital ose tuneli tarsal. Simptomat ndjekin shpesh territorin e nervit.

SIMPTOMAT KLINIKE TIPIKE
  • Mpirje, shpime ose djegie në territor të caktuar
  • Simptoma gjatë natës ose në pozicione të caktuara
  • Dobësi e kapjes, shputës ose muskujve të prekur
Lexo më shumë: Neuropatia nga kompresioni nervor
Neuralgjia postherpetike
ÇFARË ËSHTË

Dhimbje neuropatike që vazhdon në zonën e prekur pas herpes zosterit, edhe pasi skuqja dhe flluskat janë shëruar.

SIMPTOMAT KLINIKE TIPIKE
  • Djegie ose dhimbje therëse në një brez të lëkurës
  • Ndjeshmëri e lartë ndaj prekjes ose rrobave
  • Mpirje, kruarje ose ndryshim ndjeshmërie
Lexo më shumë: Neuralgjia postherpetike
Sindroma komplekse e dhimbjes rajonale (CRPS)
ÇFARË ËSHTË

Dhimbje rajonale e vazhdueshme dhe disproporcionale pas dëmtimit ose operacionit, me ndryshime ndijore, vazomotore, sudomotore dhe motorike. Kërkon njohje dhe trajtim të hershëm multidisiplinar.

SIMPTOMAT KLINIKE TIPIKE
  • Dhimbje djegëse dhe ndjeshmëri e theksuar
  • Ndryshim i temperaturës, ngjyrës, djersitjes ose ënjtjes
  • Ngurtësi, dobësi dhe përdorim i kufizuar i gjymtyrës
Lexo më shumë: Sindroma komplekse e dhimbjes rajonale (CRPS)
Dhimbja e gjymtyrës fantazmë
ÇFARË ËSHTË

Dhimbje e perceptuar në pjesën e amputuar të gjymtyrës. Dallohet nga dhimbja e cungut dhe mund të bashkëjetojë me probleme të protezës ose plagës.

SIMPTOMAT KLINIKE TIPIKE
  • Djegie, shtrëngim, ngërç ose dhimbje elektrike në gjymtyrën e munguar
  • Episode të luhatshme ose dhimbje e vazhdueshme
  • Çrregullim gjumi dhe vështirësi me përdorimin e protezës
Lexo më shumë: Dhimbja e gjymtyrës fantazmë
05

Pas traumës dhe ndërhyrjeve

Dhimbja kronike pas kirurgjisë
ÇFARË ËSHTË

Dhimbje që zhvillohet ose rritet pas operacionit dhe vazhdon përtej kohës së pritshme të shërimit, pasi janë vlerësuar infeksioni, komplikacionet mekanike dhe shkaqe të tjera.

SIMPTOMAT KLINIKE TIPIKE
  • Dhimbje pranë zonës së operuar ose në territor nervor
  • Ndjeshmëri e plagës, mpirje ose djegie
  • Kufizim funksional që vazhdon pas fazës së pritshme të rikuperimit
Lexo më shumë: Dhimbja kronike pas kirurgjisë
Dhimbja kronike pas traumës
ÇFARË ËSHTË

Dhimbje që vazhdon pas një frakture, luksacioni, ndrydhjeje, aksidenti ose dëmtimi të indeve, edhe pasi faza akute ka kaluar. Mund të përfshijë komponentë nociceptivë dhe neuropatikë.

SIMPTOMAT KLINIKE TIPIKE
  • Dhimbje e vazhdueshme në zonën e dëmtuar
  • Ngurtësi, dobësi ose tolerancë e ulur ndaj ngarkesës
  • Frikë nga lëvizja ose vështirësi në rikthimin në aktivitet
Lexo më shumë: Dhimbja kronike pas traumës
Dhimbja pas frakturës dhe imobilizimit
ÇFARË ËSHTË

Dhimbje dhe kufizim që mund të vazhdojnë pas bashkimit kockor për shkak të ngurtësisë, dobësisë, ndjeshmërisë ose komplikacioneve. Mosbashkimi dhe dështimi i materialit duhen përjashtuar kur dyshohen.

SIMPTOMAT KLINIKE TIPIKE
  • Dhimbje gjatë ngarkesës ose në fund të lëvizjes
  • Ngurtësi dhe dobësi pas imobilizimit
  • Ënjtje ose funksion që nuk përparon sipas pritshmërisë
Lexo më shumë: Dhimbja pas frakturës dhe imobilizimit
Dhimbja dhe ndjeshmëria e vazhdueshme e mbresës
ÇFARË ËSHTË

Një mbresë mund të mbetet e ndjeshme për shkak të irritimit të nervave të vegjël, aderencave ose reagimit të lartë ndijor. Plaga duhet të jetë e shëruar dhe pa shenja infeksioni.

SIMPTOMAT KLINIKE TIPIKE
  • Dhimbje ose djegie mbi ose rreth mbresës
  • Ndjeshmëri ndaj prekjes, rrobave ose presionit
  • Tërheqje dhe kufizim gjatë lëvizjes së indeve
Lexo më shumë: Dhimbja dhe ndjeshmëria e vazhdueshme e mbresës
06

Shkaqe sekondare dhe shenja alarmuese

Artriti inflamator
ÇFARË ËSHTË

Sëmundje autoimune si artriti reumatoid ose psoriatik që mund të shkaktojë dhimbje kronike, inflamacion artikular dhe dëmtim progresiv. Kërkon vlerësim dhe menaxhim reumatologjik.

SIMPTOMAT KLINIKE TIPIKE
  • Ënjtje, nxehtësi dhe dhimbje në disa artikulacione
  • Ngurtësi e mëngjesit që zgjat
  • Lodhje, ulje energjie ose periudha acarimi sistemik
Lexo më shumë: Artriti inflamator
Spondiloartriti aksial
ÇFARË ËSHTË

Sëmundje inflamatore që prek kryesisht artikulacionet sakroiliake dhe shtyllën. Dhimbja inflamatore nuk duhet trajtuar si dhimbje mekanike pa vlerësim mjekësor.

SIMPTOMAT KLINIKE TIPIKE
  • Dhimbje në mes ose në vithe që përmirësohet me lëvizje
  • Ngurtësi e zgjatur në mëngjes dhe dhimbje gjatë natës
  • Fillim në moshë të re, alternim i dhimbjes së vitheve ose shenja të tjera inflamatore
Lexo më shumë: Spondiloartriti aksial
Fraktura vertebrale nga osteoporoza
ÇFARË ËSHTË

Thyerje kompresive e vertebrës, shpesh pas traume të vogël ose pa traumë të qartë te personat me kockë të dobësuar. Dhimbja e re ose ndryshimi i formës kërkon vlerësim mjekësor.

SIMPTOMAT KLINIKE TIPIKE
  • Dhimbje e re dhe e lokalizuar në shpinë
  • Dhimbje me qëndrim në këmbë, ecje ose ndryshim pozicioni
  • Humbje gjatësie ose rritje e kifozës
Lexo më shumë: Fraktura vertebrale nga osteoporoza
Infeksioni i shtyllës ose artikulacionit
ÇFARË ËSHTË

Infeksioni kockor, diskal ose artikular mund të paraqitet si dhimbje e vazhdueshme dhe kërkon vlerësim urgjent mjekësor, analiza dhe imazheri sipas rastit.

SIMPTOMAT KLINIKE TIPIKE
  • Dhimbje e fortë dhe progresive, shpesh edhe në pushim
  • Temperaturë, të dridhura ose gjendje e rënduar
  • Artikulacion i nxehtë e i fryrë ose faktorë rreziku për infeksion
Lexo më shumë: Infeksioni i shtyllës ose artikulacionit
Dhimbja e lidhur me tumorin
ÇFARË ËSHTË

Dhimbja nga një tumor primar ose metastatik mund të ngatërrohet me dhimbje muskuloskeletore. Dyshimi kërkon vlerësim mjekësor dhe nuk menaxhohet vetëm me fizioterapi.

SIMPTOMAT KLINIKE TIPIKE
  • Dhimbje progresive, e vazhdueshme ose e pazakontë për personin
  • Humbje peshe e pashpjeguar, lodhje ose histori tumori
  • Dhimbje nate e shoqëruar me shenja të tjera sistemike
Lexo më shumë: Dhimbja e lidhur me tumorin
Kompresioni i cauda equina ose i palcës kurrizore
ÇFARË ËSHTË

Kompresion neurologjik që mund të shkaktojë deficit të përhershëm dhe kërkon vlerësim urgjent. Dhimbja kronike nuk e përjashton shfaqjen e një ndryshimi të ri akut.

SIMPTOMAT KLINIKE TIPIKE
  • Çrregullim i ri i urinimit ose jashtëqitjes
  • Mpirje në zonën e shalës ose dobësi progresive të gjymtyrëve
  • Vështirësi e re në ecje, humbje ekuilibri ose ndryshim i koordinimit të duarve
Lexo më shumë: Kompresioni i cauda equina ose i palcës kurrizore

Përshkrimet janë orientuese. Diagnoza vendoset nga historia, ekzaminimi klinik dhe, vetëm kur indikohet, imazheria ose analizat.

VLERËSIMI

Çfarë kontrollojmë?

Testet përzgjidhen sipas historisë, simptomave dhe objektivave. Nuk përdoret një paketë identike për çdo pacient.

  • Objektivat dhe kufizimet funksionale
  • Toleranca aktuale ndaj aktivitetit
  • Faktorët që përkeqësojnë ose lehtësojnë
  • Plan progresiv dhe i monitorueshëm

RRUGA E REHABILITIMIT

01Historia e plotë

Shqyrtojmë ecurinë, përpjekjet e mëparshme dhe ndikimin në jetën e përditshme.

02Objektivat

Përcaktojmë funksionet që pacienti dëshiron të rifitojë.

03Baza e tolerancës

Gjejmë një nivel aktiviteti të përballueshëm dhe të përsëritshëm.

04Progresi gradual

Ngarkesa rritet në hapa të matshëm duke monitoruar reagimin.

05Vetëmenaxhimi

Plani synon besim, qëndrueshmëri dhe strategji për periudhat e luhatjes.

PYETJE TË SHPESHTA

Para vlerësimit.

Përgjigje orientuese për këtë problematikë; vendimi individual merret pas ekzaminimit.

A do të thotë dhimbja e vazhdueshme se dëmtimi po përkeqësohet?

Jo domosdoshmërisht. Dhimbja dhe dëmtimi nuk ecin gjithmonë paralelisht; ndryshimet e reja duhet të vlerësohen.

A duhet të ushtroj kur simptomat luhaten?

Aktiviteti mund të përshtatet me një bazë të qëndrueshme dhe progres gradual, sipas reagimit individual.

Çfarë roli ka gjumi?

Gjumi, stresi, ngarkesa dhe rikuperimi mund të ndikojnë tolerancën dhe duhen marrë në konsideratë.

Sa shpejt pritet ndryshim?

Objektivat vendosen në funksion dhe kapacitet; ritmi ndryshon sipas historisë dhe reagimit.

FIZIOTERAPI

Raste klinike

Vlerësimi, trajtimi dhe ndjekja e rasteve individuale të rehabilitimit.

Pastro

0 raste

Ende nuk ka raste të publikuara në këtë kategori.

Të gjitha rastet e fizioterapisë →

REZERVO VLERËSIM

Hapi i parë është vlerësimi i duhur.

Kontaktoni klinikën ose plotësoni kërkesën. Ajo dërgohet në mënyrë të sigurt në portalin e klinikës dhe konfirmohet nga stafi.

Kërkesë e sigurtTë dhënat i sheh vetëm stafi i autorizuar i klinikës.

01 Kontakti

02 Arsyeja e vizitës

03 Preferencat

Si preferoni të kontaktoheni?

Problematika e zgjedhur mund të zbulojë informacion shëndetësor. Në mesazh vendosni vetëm çfarë nevojitet për kontaktin; mos kopjoni raporte mjekësore, analiza ose numra dokumentesh.

Dërgimi nuk rezervon automatikisht një orar. Të dhënat përdoren vetëm për të trajtuar këtë kërkesë kontakti.

REZERVO VLERËSIM

Hapi i parë drejt rikuperimit.

Zgjidhni mënyrën më të shpejtë për të kontaktuar Salveo Clinic.