Tiranë · Hënë–Shtunë · 10:00–19:00

EKIPI KLINIK

Profesionistë me role të qarta, rreth planit tuaj.

Fizioterapia, ortopedia dhe rehabilitimi sportiv bashkëpunojnë kur rasti e kërkon, me përgjegjësi të përcaktuara dhe një objektiv të përbashkët.

Njihuni me ekipin
Ekipi klinik i Salveo Clinic
Puno me ne →

PROFESIONISTËT

Njihuni me ekipin klinik.

Njihuni me profesionistët që kujdesen për vlerësimin dhe rehabilitimin tuaj.

Dr. Spyridon Alexiou
EKIPI KLINIK

Dr. Spyridon Alexiou

Ortoped traumatolog

Mjek ortoped traumatolog në Salveo Clinic, i fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive dhe dëmtimeve të sistemit muskuloskeletal. Bashkëpunon me ekipin e fizioterapisë për trajtimin konservativ, vendimmarrjen kirurgjikale kur indikohet dhe ndjekjen para e pas ndërhyrjes.

Kleton Kadillari
EKIPI KLINIK

Kleton Kadillari

Drejtues teknik · Fizioterapist

Fizioterapist dhe Drejtues Teknik në Salveo Clinic, i fokusuar në vlerësimin funksional, rehabilitimin muskuloskeletal dhe rikthimin e sigurt në aktivitet e sport. Koordinon planin klinik dhe ndjek progresin e pacientit nga vlerësimi fillestar deri në përfundimin e rehabilitimit.

Blerina Kanushi
EKIPI KLINIK

Blerina Kanushi

Kryefizioterapiste

Kryefizioterapiste në Salveo Clinic, e fokusuar në vlerësimin funksional, rehabilitimin muskuloskeletal dhe ndjekjen e progresit të pacientit. Koordinon zbatimin e planeve të trajtimit dhe bashkëpunon me ekipin klinik për një proces rehabilitimi të strukturuar dhe individual.

Elssiano Kala
EKIPI KLINIK

Elssiano Kala

Fizioterapist

Fizioterapist në Salveo Clinic, i fokusuar në vlerësimin funksional, rehabilitimin muskuloskeletal dhe rikthimin gradual në aktivitet. Zbaton planin individual të trajtimit dhe monitoron përgjigjen e pacientit në bashkëpunim me ekipin klinik.

Adela Durollari
EKIPI KLINIK

Adela Durollari

Fizioterapiste

Fizioterapiste në Salveo Clinic, e angazhuar në rehabilitimin funksional, ushtrimin terapeutik dhe edukimin e pacientit. Punon sipas objektivave individuale dhe ndjek progresin për të përshtatur trajtimin gjatë rehabilitimit.

Asistentët

Enea Kongjoni
ASISTENT

Enea Kongjoni

Asistent

Asistent në Salveo Clinic, mbështet fizioterapistët në përgatitjen dhe organizimin e seancave të rehabilitimit. Ndihmon në zhvillimin e një procesi të rregullt dhe të sigurt, gjithmonë nën drejtimin e stafit klinik.

Inva Mullaj
ASISTENT

Inva Mullaj

Asistente

Asistente në Salveo Clinic, mbështet ekipin në përgatitjen e pacientit, organizimin e ambienteve dhe mbarëvajtjen e seancave. Kontribuon që procesi i rehabilitimit të jetë i rregullt, i qartë dhe i koordinuar.

BASHKËPUNIMI KLINIK

Kur rasti kërkon më shumë se një profesionist.

Pacienti nuk duhet të përsërisë të njëjtën histori në çdo hap. Informacioni përkatës, objektivi dhe përgjegjësia e fazës kalojnë bashkë me planin.

  1. 01

    Vlerësimi i parë

    Shqetësimi, historia dhe objektivi përcaktojnë pikën e duhur të nisjes.

  2. 02

    Konsulta kur nevojitet

    Referimi bëhet me një pyetje klinike të qartë dhe me informacionin e nevojshëm.

  3. 03

    Plani i koordinuar

    Pacienti e di kush udhëheq fazën aktuale, çfarë po matet dhe cili është hapi pasues.

PUNO ME NE

Dërgoni CV-në tuaj.

Prezantohuni dhe na tregoni për cilin rol jeni të interesuar. Ngarkoni CV-në drejtpërdrejt këtu.

Nëse nuk punësoheni, aplikimi dhe CV-ja ruhen 6 muaj pas mbylljes së procesit të rekrutimit, pastaj fshihen, përveç rasteve kur një detyrim ligjor ose mosmarrëveshje e dokumentuar kërkon ruajtje të mëtejshme. Aplikimi nuk futet në një listë për vende të ardhshme pune.

REZERVO VLERËSIM

Hapi i parë drejt rikuperimit.

Zgjidhni mënyrën më të shpejtë për të kontaktuar Salveo Clinic.