Fizioterapia në shëndetin mendor

Fizioterapia në shëndetin mendor është një specialitet relativisht i ri brenda fizioterapisë.

Në vitin 2006, një grup fizioterapistësh me përvojë të mirë të specializuar dhe që punojnë në këtë fushë ngritën një “Organizatë Ndërkombëtare të Terapisë Fizikale në Shëndetin Mendor” (IOPTMH) me synimin për të bashkuar ndërhyrjet e ndryshme fizioterapeutike ekzistuese në shëndetin mendor. (Michel Probst, PhD, PT, )

Sot, fizioterapia në shëndetin mendor përbëhet nga një gamë e gjerë ndërhyrjesh.

Thelbi i fizioterapisë në shëndetin mendor është të optimizojë mirëqenien dhe të fuqizojë individin duke promovuar lëvizjen funksionale, ndërgjegjësimin për lëvizjen dhe aktivitetin fizik, stërvitjen, duke bashkuar aspektet fizike dhe mendore. Ai është i përqendruar në persona dhe u drejtohet fëmijëve, adoleshentëve, të rriturve dhe të moshuarve me probleme të lehta, mesatare dhe të rënda, akute dhe kronike të shëndetit mendor, në kujdesin parësor dhe komunitar, pacientë të shtruar dhe ambulator.

Fizioterapistët në shëndetin mendor ofrojnë promovim shëndetësor, kujdes shëndetësor parandalues, trajtim dhe rehabilitim për individë dhe grupe. Ato krijojnë një marrëdhënie terapeutike për të ofruar vlerësime dhe shërbime që lidhen veçanërisht me kompleksitetin e shëndetit mendor brenda një mjedisi mbështetës duke aplikuar një model bio psiko-social në mjedise të ndryshme shëndetësore dhe të shëndetit mendor, psikiatri dhe mjekësi psikosomatike. (Probst et al., 2016).

Jo të gjithë fizioterapistët e kuptojnë se shëndeti mendor është e gjitha punë e fizioterapisë nuk ka shëndet pa shëndet mendor”.

Si ofrues të kujdesit shëndetësor, fizioterapisti është gjithashtu i përfshirë në parandalimin dhe promovimin e shëndetit duke përfshirë shëndetin mendor.

Është përgjegjësia e tyre të informojnë individët në mënyrë adekuate për shëndetin mendor, të eliminojnë keqkuptimet në lidhje me sëmundjet mendore dhe t’i referojnë ato kur është e nevojshme te një profesionist i specializuar në shëndetin mendor dhe psikiatrinë.

Në shumë sëmundje fizike, si sëmundjet kardiovaskulare, sëmundja e Parkinsonit, artriti reumatoid, hipertensioni, diabeti mellitus, sindroma metabolike, astma, çrregullimi pulmonar obstruktiv, obeziteti, epilepsia, kanceri dhe sëmundje të tjera shoqërohen shpesh me një “stuhi” ndjenjash, emocionesh të ankthit dhe dhimbjes. Gjithashtu shumë individë me probleme të shëndetit mendorë kan shumë probleme fizike.

Një individe duhet të trajtohet në mënyrë globale që të ketë rezultate sa më të mira, nuk duhet të fokusohemi tek problemet fizike edhe të anashkalojmë problemet e shëndetit mendorë sepse rezultati i trajtimit do jete i pa përfunduar. Informoni pacientin nëse ka nevojë për një psikolog ose një specialist tjetër të shëndetit mendorë edhe krijoni një punë në grupë.

MSC. Blerina Kanushi

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *