Distorcioni i Kaviljes

Distorcioni I kaviljes  

Kockat e kyçit te kembes mbahen ne vend dhe mbeshteten me breza te forte te indit fleksibel te quajtur ligamente. Fjala distorcion do te thote demtim i nje ligamenti. Eshte nje demtim i zakonshem dhe ne 85% te rasteve demtimi ndodh ne ligamentet lateral,ai i cili demtohet me shpesh ligamenti anterior talofibular. 

Distorcionet hasen me shpesh tek sportistet. 
 
 

Distorcionet e kyçit te kembes variojne nga te lehta ne te renda, te gjitha varen nga sa keq jane lenduar ligamenti, si dhe nga sa ligamente jane demtuar. Distorcionet e lehta mund te ndjehen pak te ngurtesuara dhe te lenduara, distorcionet e renda mund te jene te veshtira ose te pamundura per te ecur. 

Ne varesi te demtitmit ato ndahen ne 3 grada: 

Grada e 1- Distorcionet  e shkalles I jane me te lehtat. Ligamentet jane strecuar dhe mund te ndjeni dhimbje dhe enjtje. Keto priren te sherohen vete brenda disa ditesh deri ne disa jave. Distorcionet distorcionet e shkalles 1 zakonisht trajtohen duke perdorur, akullin, kompresimin dhe elevimin e kembes 

Grada e 2 – Distorcionet e shkalles 2 jane kur ligamentet çahen pak. Nyja e kyçit te kembes mund te ndjehet e dobet. Keto distorcionet shkaktojne me shume dhimbje dhe enjtje.  

Grada e 3 – Distorcionet e shkalles 3 jane kur ligamenti çahet plotesisht. Nyja e kyçit te kembes do te jete shume e dhimbshme dhe e paqendrueshme dhe mund te mos jeni ne gjendje te vendosni ndonje peshe mbi te. Nje distorcion i shkalles 3 mund te çoje ne paaftesi te perhershme te kyçit te kembes nese nuk trajtohet. Kirurgjia zakonisht indikohet vetem nese masat konservatore deshtojne per disa muaj. 

Faktoret e riskut  

Faktoret e riskut  predispozojne  per nje distorcion te kaviljes .Faktoret mund te jene te brendshem si seksi,gjatesia , pesha ose te jashtem si psh lloji I kepuces apo intensiteti I aktivitetit .Faktori me I madh I riskut eshte nje histori e meparshme distorcioni.Nje distorcion I meparshem mund te kompromentoje forcen e stabilizuesve dhe nderpret fibrat nervore. 

Mekanizmi I demtimit 

Shumicen e kohes, distorcioni kyçit te kembes shkaktohet nga nje zgjatim i tepert ne nyjen e kyçit te kembes, si p.sh. perdredhja e tepert ose rrotullimi me shume se ç’duhet te levize normalisht nyja. Ne shumicen e ndrydhjeve, kyçi i kembes rrotullohet nga jashte dhe kemba kthehet nga brenda, duke i shtrire shume ligamentet ne pjesen e jashtme te kyçit te kembes. Kjo mund te shkaktohet nga: 

  • Rrezimi ne nje menyre qe shtremberon kyçin tuaj 
  • Ulja e gabuar pas kercimit ose rrotullimit 
  • Dikush tjeter bie mbi ju, siç mund te ndodhe gjate nje aktiviteti sportiv 

Disa njerez mund te kene kyçe te dobeta ose semundje te tjera qe ndodhin ne familje dhe i bejne ata me te prirur ndaj distorcioneve te kyçit te kembes. Gjithashtu,nje person qe ka bere distorcion te kaviljes njehere ka me shume gjasa per te bere distorcion perseri ne te ardhmen pasi ato mund ta bejne kyçin e kembes me te dobet. 

Aspekti Mekanizmi I demtimit Ligamentet 
Lateral Inversion dhe fleksion plantar Ligamenti anterior talo-fibular  Ligamenti kalkaneo-fibular  Ligament posterior talo-fibular   
Medial Eversion Ligamenti posterior tibio-talar  Ligamenti tibio-kalkaneal  Ligament tibio – navicular  Ligamenti anterios tibio – talar   
 Rotacio ekstern dhe dorsifleksion Ligamenti posterior – inferior tibio-fibular  Ligamenti transvers tibiofibular  
Membrana interosseous  
Ligament interosseous  
Ligamenti inferior transvers  Ligament anterior-inferior tibiofibular 

Simptomat  

  • Tingulli I kercitjes ne momentin e demtimit  
  • Dhmbje – vecanerisht kur peshon ne anen e demtuar 
  • Edeme  
  • ROM-I artikuar I kufizuar 
  • Mungese e balances  
  • Nese keni ndjesine e nje kembe te ftohte ose parestezi mund te kete demtim neurovascular te nervit peroneal 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *