Përpara se të hedhim një vështrim të thellë se si Osteopatia mund të ndihmojë me qëndrimin tuaj, së pari do të ishte më mirë të shohim se çfarë është në të vërtetë osteopatia.
- CFARE ESHTE OSTEOPATIA?
Osteopatia eshte nje fushe mjekesore holistike qe synon te trajtoje Mendjen, Trupin dhe Shpirtin. Osteopatia përfiton nga tendenca natyrale e trupit për t’u anuar drejt nje gjendje shëndetësore dhe homeostaze. Nje parim tejet i rendesishem i ostopatise qendron ne faktin qe veshtron trupin si nje ekosistem te mbyllur. Një person nuk mund të sëmuret në një zonë të trupit të tij pa prekur zona të tjera. Të gjitha sistemet e trupit funksionojnë njekohesisht ne harmoni me njera tjetren. Osteopatët besojnë se sëmundjet janë për shkak të humbjes së integritetit strukturor. Ajo është fokusuar për të palpuar (ndjerë) “anatominë e gjallë” të trupit (d.m.th. rrjedhjen e lëngjeve, lëvizjen, strukturën e indeve dhe përbërjen strukturore). Ajo trajton problemet shëndetësore me një sistem mjekësie jo-invazive të quajtur “Mjekësia Manuale Osteopatike” duke stimuluar trupin ne menyre naturale për të rikthyer funksionin normal në zonat e dëmtuara, sëmundje kronike, probleme akute shëndetësore, etj.
Problemet shkaktare te ketyre semundjeve ne i quajme Disfunksione Somatike. Osteopatia arrin me sukses to ndaloj nevojen per barna apo operacione kirurgjikale.
Osteopatët punojnë kryesisht duke manipuluar kockat, duke kërcitur shtyllën kurrizore dhe duke masazhuar muskujt. Si rezultat, Osteopatët përfshihen në të njëjtën sferë me terapistët fizikë (fizioterapistët) dhe kiropraktorët. Dhe ata gjithashtu merren kryesisht me të njëjtat çështje. Këto janë përgjithësisht dhimbje të shpinës dhe qafës, dhe lëndime sportive. Trajtimet osteopatike rekomandohen te kryhen jo me shpesh se nje here ne jave.
Ekzistojne dy metoda te korrektimit postural, te cilat ne thelb tregojne eksperiencen dhe aftesine e Osteopatit qe e praktikon.
- Metoda e pare eshte me e thjeshte si ide:
Filozofia e saj qendron ne nje pike kryesore, qe eshte Qendrimi Ideal. Pra kjo filozofi ka si parim se postura e keqe shkakton semundjet dhe dhimbjet. Osteopati veshtron posturen aktuale te pacientit dhe e gjykon ate sipas ketij ideali. Trajtimi fokusohet te korrektoje postruren duke perdorur teknika qe ta afroj qendrimin e pacientit sa me afer ketij qendrimi ideal duke e futur ne nje kornize te parapercaktuar. Teknikat perdoren drejteperdrejt ne zonen qe Osteopati deshiron te korrektoje dhe rezultati eshte i menjehershem pas teknikes.
Teknikat e perdorura jane Manipulacione artikulare me efekt zanor te kercitjes (THRUST & HVLA), dhe teknika te relaksimit muskular nga kontrakturat si masazh apo zgjatje. Zakonisht keto teknika jane te limituara vetem ne sistemin muskulo-skeletore dhe aplikohen ne nje menyre te pergjithshme ne te gjithe trupin. Osteopatet e kesaj metode sugjerojne qe pacienti te ndjeke programin e korrigjimit postural nje here ne jave ne afat kohore te papercaktuar, per shkak se pacienti ka nevoje per korrektim postuaral te vazhdushem.
- Metoda e dyte eshte me e komplikuar:
Filozofia e saj merr parasysh llojshmerine e ndryshme anatomike qe njerzit kane nga njeri tjetri dhe nuk ka nje Qendrim ideal si ne metoden e pare. Ndryshe nga metoda e pare, postura nuk percaktohet si semundje qe kerkon trajtim, por si nje pasoje e nje shkaku tjeter. Kete shkak e quajme Disfunksion Somatik. Eshte disfunksioni qe ndikon ne trup, dhe trupi perdor muskujt per ta mbrojtur veten, duke krijuar disbalanca muskulore dhe krijimin e postures se pacientit.
Pyetja qe i bejme vetes eshte:
Perse trupi eshte i detyruar te qendroj ne kete forme?
Kjo pyetje na ndihmon te perdorim posturen si nje mjet diagnostifikimi drejt Disfunksionit Somatik, duke formuluar nje trajtim specifik me kete informacion ne mendje.
Pra kjo filozofi ka si parim krejt ndryshe nga metoda e pare, se postura nuk shkakton semundjen apo dhimbjen, por e kunderta, gejndja jo e shendetshme brenda organizmit percakton posturen.
Trajtimi nuk eshte i pergjithshem sic eshte ne metoden e pare por merr nje fill logjik te trajtimit te disfunksionit dhe pas tij trajtohen zonat e ndikuara prej saj ne rend varesie funksionale. Ky trajtim ul ndikimin e disfunksionit ose e zhduk ate, duke lejuar ekuilibrin muskular te stabilizohet, duke rikthyer shendetin ne posturen e pacientit. Korrigjimi i postures ne kete rast nuk eshte qellimi i trajtimit por eshte nje pasjoe e trajtimit te sukseshem te disfunksionit.
Teknikat e perdorura per kete qellim nuk jane te limituara per sistemin muskulo-skeletore por jane gjithashtu dhe teknika viscerale apo kranio-sakrale. Keto teknika jane te nevojshme pasi 90% e disfunksioneve jane Viscerale apo Somato-emocionale. Shpesh here trajtimi osteopatik i kesaj metode zgjat jo me shume se 5 seanca. Ne raste te tjera trajtimi mund te jete me i komplikuar, me nevojen e bashkepunimeve me specialiste te tjere te fushave te ndryshme ne nje plan trajtimi afat gjate per te arritur rezultatin e deshiruar. Ne te dyja rastet trajtimi arrin rezultatin e deshiruar duke mos patur nevoje per seanca javore, por seanca 3 mujore per te parandaluar krijimin e Disfunksioneve te ardhshme.
- Një shënim i fundit mbi Osteopatinë
Osteopatia padyshim ka ndikim tek postura juaj. pyetja e rradhes qe duhet te beni eshte me e thelle se kaq. A mund te gjej nje profesionist Osteopat te zote qe ne vend te me trajtoje posturen, te me trajtoje disfunksionin somatik?
Ashtu si me të gjitha terapitë, trajtimi është po aq i mirë sa terapisti. Pra, sigurohuni që të gjeni një të mirë! Një rekomandim nga një mik ose anëtar i familjes është zakonisht një mënyrë e mirë.