Keni degjuar ndonjehere per osteopatine? Nese nuk keni degjuar eshte normale, pasi kjo eshte nje fushe Mjekesore Manuale Rehabilituese e re ne shqiperi dhe ende nuk ka zene vendin e duhur.
- HISTORIA E OSTEOPATISE?
Kjo Mjekesi lindi ne fundin e viteve 1800 ne USA nga DR. Andrew Taylor Still. Fillimisht ishte strukturale, bazohej ne trajtimin e problemeve muskolo-skeletore. Ne fillim te viteve 1900 lind osteopatia Cranio-sacrale nga Dr. William Garner Sutherland. Zhvillohet ne Europe prej Dr. John Martin Littlejohn. Me tej lind osteopatia visherale nga Dr. Jean-Pierre Barral. Kjo e fundit filloi te jepej si mesim ne USA ne vitin 1985.
- CFARE ESHTE OSTEOPATIA?
Osteopatia eshte nje fushe mjekesore holistike qe synon te trajtoje Mendjen, Trupin dhe Shpirtin. Osteopatia përfiton nga tendenca natyrale e trupit për t’u anuar drejt nje gjendje shëndetësore dhe homeostaze. Ajo perdor Teknikat e saj manuale me duar per te permiresuar qarkullimin e gjakut, permiresuar biomekaniken trupore dhe per te sjelle nje shendet te pergjithshem trupor.
Nje parim tejet i rendesishem i ostopatise qendron ne faktin qe veshtron trupin si nje ekosistem te mbyllur. Një person nuk mund të sëmuret në një zonë të trupit të tij pa prekur zona të tjera. Të gjitha sistemet e trupit funksionojnë njekohesisht ne harmoni me njera tjetren. Ajo është fokusuar për të palpuar (ndjerë) “anatominë e gjallë” të trupit (d.m.th. rrjedhjen e lëngjeve, lëvizjen, strukturën e indeve dhe përbërjen strukturore). Ajo trajton problemet shëndetësore me një sistem mjekësie jo-invazive të quajtur “Mjekësia Manuale Osteopatike” duke stimuluar trupin ne menyre naturale për të rikthyer funksionin normal në zonat e dëmtuara, sëmundje kronike, probleme akute shëndetësore, etj. Problemet shkaktare te ketyre semundjeve ne i quajme Disfunksione Somatike. Osteopatia arrin me sukses to ndaloj nevojen per ilace apo operacione kirurgjikale.
- SI FUNKSIONON OSTEOPATIA?
- Diagnostifikimi:
Osteopatia thot se trupi eshte treguesi me i mire i disfunksionit somatik. Nje profesionist i mire arrin ta kuptoje problemin pa folur me pacientin, vetem duke pare posturen e qendrimit ne kembe dhe duke “ndjere” me dore strukturat e ndryshme te trupit. Trupi flet me Osteopatin me ane te prekjes, por e gjitha varet se sa i afte eshte Osteopati te flase gjuhen e trupit e ta kuptoje ate. Njohja e mire e anatomise dhe intuita per te deshifruar ndjeshmerine e duarve jane kyc ne zbatimin e ketij qellimi. Nese problemi nuk eshte traumatik, 100% e rasteve simptomat nuk jane zona e Disfunksionit Somatik por jane pasoj nje disfunksioni ne nje zone tjeter te trupit. Ne problemet traumatike eshte e kuptueshme qe problemi eshte zona e traumatizuar dhe eshte me efikase qasja Fizioterapeutike.
Osteopatia ka aftesi te diagnostifikoje sindroma apo semundje qe nuk i takojne fushes se saj, keshtu ben te mundur referimin e pacientit tek specialistet e duhur.
- Natyra e disfunksioneve somatike:
Disfunksionet Somatike jane zona me densitet te larte i indeve te buta, kjo krijon tensione ne te gjithe strukturen se brendshme te trupit te cilat terheqin drejt ketij disfunksioni. Tensioni percohet permes Sistemit Fashal. Imagjinojeni kete Sistem Fashal si nje kostum te ngushte perreth trupit dhe qe lidh cdo stukture me njera-tjeren nepermjet perberjes se saj si nje rrjete. Kjo veti e Fashes perdoret nga osteopatet per te ndjere “Terheqjet” duke i ndjekur drejt shkaktarit. Disfunksionet mund te jene Strukturale ne sistemin muskulo skeletore, ose jo Strukturrale qe bejne pjese ne Organe Viscerale apo dhe Gjendje Somato-Emocionale. Emocionet tona ndikojne ne nivel Fiziologjik ne trupin tone dhe krijojne gjendje Disfunksioni ne indet e buta. Organe te ndryshme ndikohen nga gejndje emocionale te ndryshme, pas kalimit te nje kohe te konsiderueshme keto disfunksione viscerale te organeve mund te kthehen ne patologji serioze. Ndikues tjeter shume i madh eshte intoleranca ushqimore qe irriton oraganet e sistemit tretes. Ky aspekt eshte hsume i rendesishem pasi 90% te sistemit imunitar ndodhet tek zorra e holle. Nje diete e shendetshme do te thote nje trup dhe mendje e shendetshme.


- Kompesimet posturale, Simptomat dhe Lidhja midis tyre:
Postura e njeriut eshte nje tregues i gjendjes se trupit dhe jep shume informacione rreth problemit me “urgjent”. Postura eshte e diktuar nga tensionet e brendshme qe ekzistojne ne struktuart e ndryshme trupore. Pra ne pranine e disfunksioneve somatike, tensionet e krijuara prej saj e kushtezojne posturen e pacientit te ndryshoje ne nje posture qe e ul maksimalisht tensionin e indeve. Kjo posture e modifikuar ka si qellim te shmangi dhmbjen qe mund te shfaqet nga keto tensione dhe e arrin me sukses deri ne njefar pike.
Poshte eshte demonstruar se si Disfunksion Somatik ndikon tek Systemi Fashal. Megjithese eshte e ekzagjeruar, kjo eshte efekti tek postura e pacientit te vertete. Youtube: https://www.youtube.com/watch?v=v54l3wDTJHg



Simptomat fillojne te shfaqen ne momentin qe kompesimet e shumta arrijne maksimumin e tyre dhe nuk ka me mundesi kompesimi. Analogjia me e mire per ta perfytyruar kete dukuri eshte nje vazo e madhe bosh qe simbolizon trupin tone teksa sapo kemi lindur. Gjate rritjes, jetesa,ushqimi, traumat emocionale dhe fizike te ndryshme krijojne kompesime ne trup. Kete e simbolizojme me ujin qe i hedhim vazos. Ne momentin qe vazoja mbushet plot, nje pike me teper ben qe vazoja te derdhet. Ky eshte momenti qe ne na shfaqen dhimbjet, pra trupi yne nuk mban dot me kompesime te tjera.
-Muskujt jane ushtaret e trupit, prandaj per te realizuar kompensimet e shumta, muskujt jane ata qe organizohen ne posturen me efikase te mundshme te momentit me sa me pak dhimbje apo demtim te trupit. Per kete arsye ne shumicen e raste shfaqen simptoma muskulare nga lodhja dhe kontraktikimi i perhershem i nje grupi muskujsh per te mbajtur gjithe kohen kete postur to crregullt. Simpatomat mund te jene triger point, kontraktura te forta, por dhe terheqje muskulare apo rupture muskulare.
-Artikulacionet jane grupi i rradhes i prekur nga postura. Ndryshimi i postures sjell qe artikulacionet te funksionojne me ndryshe nga dizanji i tyre, shpesh here mekanika e tyre del jashte parametrave normale kjo sjell me pas bursit, ngrirjen e artikulacionit, tendinit, lezjone te ndryshe apo dhe rupture ligamenti.
– Nervat jane nje grup tjeter i prekur. Simptomat e tyre variojne nga herniet apo dhe komprimimi i tyre nga facetat apo gjate rruges se tyre prej strukturave te ndikuara nga tensionet jo te shendetshme te trupit. Pra dhe herniet kane zanafillen nga qendrimi i keq postural.
- Trajtimi Osteopatik:
Trajtimi Osteopatik synon rikthimin e funsionalitetit te zones ne disfunksion. Kjo arrihet me Teknika ne ided e buta me manipulacione ritmike dhe te ngadalta per te ctensionuar fashen. Teknike tjeter ne arsenal jane teknikat Kiropraktik (Chiropractic). Ndryshe quhen HVLA ose Thrust. Keto teknika ndryshe nga gjykimet e njeriut te thjesht ka si qellim fikjen e simptomave por jo sherimin e disfunksionit. Kjo do te thote qe postura rikthehet ne nje posture te shendetshme per pak kohe, por nese nese nuk eshte trajtuar Sistemi fashal me Teknikat e indeve te buta,ne me pak se dy jave simptoma rikthehet bashk me posturen e keqe. Sikurse shkaktare te disfunksioneve somatike jane pjese e jetes sone te perditshme, Osteopati e sheh te nevojshme nderhyrjen dhe ndryshimin stilit te jeteses se pacientit, duke i keshilluar ndryshimin e dietes ushqimore, ushtrime fizike, ndonjehere dhe mendore dhe shpirterore sic jane Yoga dhe meditimi.
- CFARE TRAJTON OSTEOPATIA?
Me ane te Osteopatise trajtohet:
- Dhimbja e mesit
- Dhimbja e qafes
- Dhimbja e shpatulles
- Probleme pelvike dhe gjymtyret e poshtme
- Dhimbje muskulare
- Dhimbje artikulare/Rediktim i Rom
- Artrit
- Probleme me nofullen( Art. Temporo-mandibulare)
- Skolioz
- Parestezi apo mpirje
- Shiatalgji
- Sindroma e gjoksit te ngushtuar
- Postura jo e shendetshme
- Marrje mendsh
- Dhimbje Koke
- Nausea
- Luhatjet e Tensionit ne persona qe nuk kan nje shkak te njohur
- Crregullime me tretjen
- Refluks
- Konstipacion
- Dhimbje abdominale
- Lodhja kronike
- Asthma
- Depresion
- Ankth
- Probleme me gjumin (insomnia)
- Infertilitet
- Impotence
- Brakikardi
- Takikardi
- CFARE EFEKTI KA OSTEOPATIA?
Trajtimi osteopatik ka efekt afat-gjate, zbulon shkakun kryesor dhe e trajton problemin qe ne zanafille duke e larguar mundesine e rikthimit te simptomave. E ndihmon trupin te gjeje piken e ekuilibrit dhe harmonizon te gjitha proceset brenda trupit ne menyre qe trupi te vetesherohet. Efekti kryesor i Osteopatise eshte efekti PARANDALUES, pasi disfunksionet qe gjejme me ane te saj jane fillesat e patologjive serioze nese lihen te zhvillohen.
PT.DO. Edit Bazelli
Msc. Kleton Kadillari