Kur dëmtoheni mund të perdorni për një pako të nxehtë ose të ftohtë. Cili opsion është më i mirë varet nga natyra e dhimbjes suaj, çfarë e shkaktoi atë dhe per sa kohë e keni pasur atë.
Terapia me të nxehtë, e quajtur ndonjëherë termoterapi, përfshin aplikimin e nxehtësisë në një lëndim ose zonë të dhimbshme në trup. Zakonisht përdoren shishe me ujë të nxehtë ose qese të posacme që mund të nxehen në një mikrovalë. Terapia me të ftohtë, ose krioterapia, mund të vijë në formën e shisheve me ujë ose qese të posacme të ftohur në frigorifer.


Vendosja e diçkaje të ftohtë në vendin e lëndimit bën që enët e gjakut, arteriet dhe venat të ngushtohen. Kjo zvogëlon rrjedhjen e gjakut nëpër zonë dhe ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe enjtjes. Shtimi i nxehtësisë në zonë ka efektin e kundërt: hapjen e enëve të gjakut dhe rritjen e rrjedhjes së gjakut nëpër indet e dëmtuara.
Këto efekte të kundërta janë të dobishme në situata të ndryshme.
Ftohja shërben për të parandaluar inflamacionin
Mund të trajtojmë lëndimet ose dhimbjet e indeve me një pako të nxehtë ose të ftohtë, ose ndonjëherë t’i alternojmë të dyja.

Terapia e ftohtë duhet të përdoret për dëmtimet që rezultojnë në ënjtje dhe inflamacion të tilla si ndrydhje të kyçeve, tendosje të muskujve ose mavijosje. Objektivi është të ngadalësojë rrjedhjen e gjakut në zonë dhe të parandalojë efektet e dëmtimit. Paketat e xhelit që mund të mbahen në frigorifer, spërkatjet me ftohës apo edhe një qese me akull do ta bëjnë punën.
Është e rëndësishme të shmangni mbajtjen e akullit në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën për periudha të gjata, pasi kjo mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës. Është mirë të mbështillni akullin me një leckë dhe më pas ta aplikoni.
Terapia e ftohjes është më efektive në fazën e menjëhershme ose akute të dhimbjes kur ënjtja dhe inflamacioni fillon së pari. Në mënyrë tipike, trajtimi duhet të aplikohet për rreth 20 minuta dhe mund të riaplikohet çdo dy orë për disa ditë. Pas kësaj, lëndimi duhet të jetë mirë në fazën e shërimit dhe ënjtja dhe inflamacioni do të qetësohen.
Pra, akulli mund të jetë i dobishëm kur duam të kufizojmë ënjtjen dhe dhimbjen fillestare, pasi ënjtja e tepërt ose e zgjatur mund të pengojë procesin e shërimit. Por me lëndime më pak të rënda si ndrydhjet dhe tendosjet e vogla, inflamacioni është pjesë e procesit të shërimit të trupit dhe vazhdimi i terapisë së ftohtë mund të jetë një pengesë për rikuperimin.
Kur të përdorni pako të nxehta
Terapia e nxehtësisë përgjithësisht mendohet si e thatë ose e lagësht.
Terapia e nxehtësisë së thatë përfshin shishe me ujë të nxehtë ose jastëkë të nxehtë. Këto janë të lehta për t’u aplikuar dhe janë efektive për të reduktuar dhimbjen. Terapia e nxehtësisë së lagësht përfshin banjë të ngrohtë dhe peshqir të lagur të nxehtë .

Terapia e nxehtësisë nuk rekomandohet për menaxhimin akut të ndrydhjeve, tendosjeve ose kontuzioneve pasi kjo nxit rrjedhjen e gjakut dhe mund të rrisë enjtjen dhe dhimbjen.
Terapia e nxehtësisë mund të ndihmojë gjendjet kronike të tilla si dhimbjet e përsëritura të kyçeve, qafës ose shpinës.
Nëse dhimbja është për shkak të tendosjes ose ndrydhjes, terapia e ftohtë duhet të aplikohet menjëherë, por terapia me nxehtësi mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes nga 72 orë pas lëndimit.